spot_img
19.9 C
Pristina
18/08/2025

Marko dhe Toni Baka ndezin skenën me ‘Shqip të dua’

Kur emocionet takojnë ritmin dhe pasioni për gjuhën shqipe kthehet në muzikë – lind “Shqip të dua”, kënga më e re nga vëllezërit Marko dhe Toni Baka, që premton të pushtojë çdo skenë, çdo radio, çdo playlist veror.

Binjakët karizmatikë rikthehen fuqishëm me një projekt që nuk është thjesht këngë – është një ndjenjë, një thirrje dashurie për gjuhën dhe identitetin shqiptar.

spot_img

Me një refren që të hyn në mendje dhe një ‘beat’ që të ngre në këmbë, “Shqip të dua” është gati të bëhet kolona zanore e çdo nate të nxehtë vere.

Ajo që e bën këngën e paharrueshme, përveç interpretimit energjik, është teksti, i thellë, emocional dhe i lavdëruar nga kritikët si një perlë moderne e muzikës shqipe.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të bashkëpunimit me babain e tyre, Ylli Baka, në hitin “Me merr me vete”, Marko dhe Toni sjellin një tjetër perlë muzikore që ngjall krenari, dashuri dhe emocion.

Verën këtë vit e festojmë shqip. Me Marko & Toni Baka. /nzoom.biz/

 

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news