Në Kosovë po vërehet një rritje shqetësuese e numrit të çifteve të reja që ndahen pak kohë pas martese.
Ajo që e bën situatën edhe më të rëndë është se shumë prej këtyre çifteve, për të realizuar dasma madhështore, kanë marrë kredi bankare, njofton nzoom.biz.
Pas ndarjes, barrën e kthimit të kredisë në shumicën e rasteve po e mbajnë burrat, të cilët shpesh përballen vetëm me vështirësitë financiare që vijnë pas një divorci të shpejtë.
Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025 janë regjistruar mbi 1,200 raste divorci, një rritje prej mbi 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.