Thuhet se minimumi një herë në vit duhet të udhëtosh drejt një vendi që nuk ke qenë më parë.
Secili udhëtim mund të jetë më i veçantë se tjetri.
Këto janë disa nga mësimet jetësore që mund të përfitoni nga udhëtimet:
1 Udhëtimet mund të të mësojnë gjëra të tjera
Ato mund të na zgjojnë tipin studiues brenda nesh. Shumë studime kanë treguar se të rinjtë që studiojnë jashtë janë më të informuar sesa në vendin e tyre.
2 Udhëtimet të shtojnë besimin tek njerëzimi
Maddox zbuloi se udhëtimet të shtojnë besimin tek njerëzimi. Vizita në vende me kultura të ndryshme, bisedat me njerëz që kanë kaluar në sfida të ndryshme nga ato tonat, të parit e çdo gjëje të mirë që ekziston në botë na bëjnë të besojmë se brenda secilit prej nesh ka një anë të mirë që mezi pret të transmetohet tek të tjerët.
3 Udhëtimet të bëjnë më kreativ
Një studim i bërë nga “Academy of Management Journal” tregoi se njerëzit që punonin e studionin jashtë, kishin imagjinatë më të zhvilluar se ata që studionin e punonin brenda vendit të tyre. Njohja me një kulturë të re të nxit të krahasosh atë kulturë me kulturën e vendit tënd duke zgjedhur gjithmonë më të mirën e mundshme.
4 Udhëtimet na bëjnë më të lumtur
Studimi nga “Psychological Science” tregoi se njerëzit që udhëtonin jashtë vendit të origjinës, ishin më të lumtur, të hapur me të tjerët. Ata mësonin t’i dëgjonin të tjerët, edhe nëse historitë mund t’i kishin dëgjuar, duke treguar durim para çdokujt që kishin përballë. /nzoom.biz/


