Dua Lipa ka ngritur padi ndaj Samsung, duke e akuzuar kompaninë se ka përdorur pa autorizim një foto të saj në promovimin e televizorëve.
Sipas dokumenteve, imazhi i artistes është shfaqur dukshëm në një fushatë reklamuese pa dijeninë dhe miratimin e saj, si edhe pa asnjë kompensim financiar, njofton nzoom.biz.
Në padi theksohet se ky veprim përbën shkelje të të drejtave të autorit mbi fotografinë.
Më tej, pretendohet se Samsung ka përfituar ekonomikisht duke krijuar përshtypjen se Dua Lipa kishte mbështetur produktin e reklamuar, gjë që sipas artistes nuk ka ndodhur.
Për këtë çështje, Dua Lipa kërkon një dëmshpërblim prej 15 milionë dollarësh nga Samsung. /nzoom.biz/

