Luleshtrydhet janë një nga frutat më të dashura të verës: të ëmbla, të lëngshme e të freskëta kur janë në sezon.
Por, mënyra si i zgjidhni në dyqan apo te prodhuesit lokalë ndikon direkt në shijen dhe sa gjatë do të zgjasin pa u prishur.
Sipas një fermeri, George Brittenburg, dhe dietologes Jessica Brantley-Lopez, ka shenja që tregojnë kur duhet t’i shmangni.
SHENJA MË E MADHE PARALAJMËRUESE
Shenja më e rëndësishme që luleshtrydhet nuk janë të mira është myku. Edhe një kokërr e vetme me myk mund të tregojë se e gjithë kutia po prishet.
Myku shpesh tregon se procesi i prishjes ka nisur më herët, ndonjëherë edhe para se frutat të mblidheshin.
SHENJA TË TJERA QË DUHEN SHMANGUR
Lagështia në kuti: Luleshtrydhet e dëmtuara dhe lagështia zakonisht mblidhen në fund të paketimit.
Njolla të errëta: Shkaktohen nga dëmtimi ose prishja e hershme e frutit.
Ngjyrë e zbehtë: Tregon se fruti nuk është pjekur plotësisht dhe zakonisht nuk ka shije të ëmbël.
SI DUHET TË DUKEN LULESHTRYDHET E MIRA?
Frutat cilësore kanë disa shenja të qarta:
Aromë e ëmbël dhe e freskët
Ngjyrë e kuqe e ndezur – sa më e gjallë, aq më mirë.
GJETHE JESHILE DHE TË FRESKËTA – JO TË VYSHKURA APO TË ZVERDHURA.
KËSHILLA PËR BLERJE DHE RUAJTJE
Luleshtrydhet më të mira zakonisht gjenden në sezonin e tyre ose nga prodhues lokalë. Ato janë më të ëmbla, por edhe prishen më shpejt, prandaj duhet të konsumohen brenda pak ditësh.
Pas blerjes, frutat duhen kontrolluar menjëherë, duhet hequr çdo kokërr e dëmtuar dhe duhet të ruhen në frigorifer.
Nuk rekomandohet larja e tyre para përdorimit, sepse lagështia i prish më shpejt. /nzoom.biz/

