Disa ushqime njihen për përfitimet që sjellin për zemrën dhe sistemin kardiovaskular.
Megjithatë, shumë produkte të përpunuara dhe të skuqura, që i konsumojmë shpesh, lidhen me një rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës dhe probleme serioze shëndetësore, shkruan nzoom.biz.
Ekspertët paralajmërojnë se dy prej ushqimeve më të konsumuara mund të dëmtojnë gradualisht zemrën dhe enët e gjakut, dhe shpesh konsumohen pa vetëdije për pasojat që sjellin.
Patatet e skuqura
Janë ndër ushqimet më të përhapura, por konsumimi i shpeshtë i tyre mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrës.
Ato përmbajnë nivele të larta yndyrnash të pashëndetshme, përfshirë yndyrna të ngopura dhe trans, të cilat rrisin kolesterolin “e keq” (LDL) dhe favorizojnë grumbullimin e pllakave në arterie.
Përmbajtja e lartë e kripës çon në rritje të presionit të gjakut. Kombinimi i yndyrës dhe natriumit përbën një ngarkesë të madhe për zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.
Për këtë arsye, rekomandohet që patatet e skuqura të konsumohen rrallë dhe të zëvendësohen me alternativa më të shëndetshme, si perime të pjekura apo arra.
Djathi i skuqur
Një tjetër ushqim shumë i preferuar është djathi i skuqur, i cili ka ndikim negativ në shëndetin kardiovaskular.
Procesi i skuqjes në vaj dhe përdorimi i përbërësve të rafinuar rrit ndjeshëm përmbajtjen e yndyrnave të dëmshme.
Yndyrnat kontribuojnë në rritjen e kolesterolit LDL dhe në formimin e depozitave në arterie, duke shtuar rrezikun për sëmundje të zemrës. Kur konsumohet shpesh, sidomos i kombinuar me ushqime tjera të skuqura, efekti negativ bëhet më i madh.
Çfarë këshillojnë ekspertët?
Specialistët sugjerojnë që këto ushqime të konsumohen vetëm herë pas here dhe jo si pjesë e përditshme e dietës. /nzoom.biz/

