Ekskluzive: Ja pamjet e para nga dasma luksoze e Kidës dhe Ajbit

Kida dhe partneri i saj, Ajbiti, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore, ndërsa tashmë kanë nisur të qarkullojnë edhe pamjet e para nga dasma.

Çifti ka zgjedhur një atmosferë elegante dhe luksoze për ditën e tyre të veçantë, duke tërhequr vëmendjen me dekorin, detajet e kuruara dhe paraqitjen e tyre, shkruan nzoom.biz.

Në pamjet e publikuara nga n’ZOOM shihet Kida, e cila shkëlqen në veshjen elegante, Ajbiti shfaqet pranë saj në një paraqitje klasike. Çdo detaj i ceremonisë duket i menduar me kujdes, nga ambienti luksoz deri te dekori dhe organizimi i mbrëmjes.

Dasma ka mbledhur familjarë, miq dhe emra të njohur, duke u shndërruar në një prej eventeve më të komentuara të kësaj periudhe në showbizin shqiptar.

Pamjet e para kanë marrë menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë vërshuar me komente dhe urime për çiftin, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim të publikohen edhe më shumë momente nga kjo mbrëmje e veçantë.

Kida dhe Ajbiti duket se kanë zgjedhur ta shijojnë në privatësi këtë moment të rëndësishëm, por disa prej momenteve të dasmës tashmë kanë mbërritur te publiku.

LAJMET E FUNDIT
Related news