Studiuesit vunë re se shumë çifte që janë martuar në këto data janë divorcuar.
Mes shumë angazhimesh dhe përgatitjeve, caktimi i datës së martesës mund të mos duket ndonjë gjë e rëndësishme, shkruan nzoom.biz.
Por, na doli që ka ditë jo të mira për t’u martuar; e thonë studiuesit dhe u nxor përfundimi se datat që kanë lidhje të veçanta numerike, kanë qenë fatkeqe.
Pra nëse je martuar e zëmë, më 12 nëntor 2013 (11/12/13) nuk paska qenë ide e mirë.
Kërkuesit holandezë që analizuan martesat, vunë re se datat që përmbajnë numra që ndjekin njëri-tjetrin (11/12/13) ose që përsëriten (12/12/12 ose 20/12/2012) përkonin me më shumë martesa që përfunduan në divorc.
Një ditë “ters”, edhe pse mund të duket e çuditshme, doli të ishte Shën Valentini.
Gjithashtu, është gjetur se nuset që martohen në ditën e Shën Valentinit, me shumë mundësi janë shtatzëna, në krahasim me ato që martohen në datë të zakonshme.
Studimi gjeti se 21% e atyre që martohen për Shën Valentin, kanë mundësi të dështojnë sesa 16% martesat në data e zakonshme.
Por, si shpjegohet kjo?
Sipas kërkuesve, çiftet që martohen në data të veçanta ndikohen nga faktorë të jashtëm në marrjen e vendimeve lidhur me martesën, përfshirë kërkesën për një “datë të veçantë”. /nzoom.biz/