spot_img
15.4 C
Pristina
27/07/2024

Pse s’duhet të lidheni me dikë gjatë Krishtlindjeve?

Periudha e Krishtlindjeve është një prej kohëve më të bukura dhe më familjare në gjithë botën.

Pushimet janë të pritura për të gjithë, me dhurata e festa, por nuk janë aq fatlume për ata që kërkojnë të gjejnë dashurinë gjatë kësaj kohe, shkruan nzoom.biz.

Krishtlindja është kohë për t’u kaluar me familjen dhe miqtë, jo një kohë për të qenë vetëm. Por, për një çift të ri, që akoma po përpiqet të njohë njëri-tjetrin, kjo nuk është koha më e mirë.

Presioni për të bërë gjithçka gjatë pushimeve mund ta bëjë lidhjen edhe më të vështirë gjatë këtyre ditëve festive.

Aq shumë sa kjo periudhë duket romantike, aq shumë është edhe e vështirë për të gjetur dashurinë. Ja ku janë 5 arsyet që të bindin për këtë.

Presioni për të bërë dhuratën e duhur

Dhurata e bën edhe më të vëshirë çështjen. Nëse këto janë Krishtlindjet e para, dhurata duhet të jetë specifike dhe e veçantë. Por, duhet të mendosh edhe për dhuratat që do t’u bësh familjarëve të partnerit (punë e vështirë edhe kjo).

Takimi me familjarët

Është më mirë për të dashurit e rinj të shpenzojnë më shumë me njëri-tjetrin, për tu njohur. Sa më shumë gjëra të gjesh te partneri, aq më shumë siguri ke në marrëdhënie. Kjo nuk është periudha ideale për të qenë bashkë, pasi të gjithë duan të jenë pranë familjeve dhe njerëzve të dashur.

Kur duhet të takosh familjarët, mund të të zërë paniku dhe të pushton ideja se gjithçka do të shkojë keq. Një prej arsyeve kryesore të ndarjes së çifteve është takimi me familjarët. Nëse njihesh me dikë për Krishtlindje, takimi me familjarët është i pashmangshëm.

Nuk ka privatësi

Një prej gjërave që të mungojnë në Krishtlindje është privatësia me partnerin. Nëse vendos t’i kalosh me familjen, atëherë do ta kesh të vështirë të gjesh pak kohë për veten.

Si një çift i ri, kjo periudhë mund të jetë si muaj mjalti, gjë që do të thotë se duhet të kaloni më shumë kohë bashkë dhe të ndani momente të ëmbla me njëri-tjetrin.

Të ndjekësh traditën familjare

Nuk është gjë e lehtë për të dashuruarit të respektojnë traditën, ashtu siç mund të bëjnë familjarët. Një prej traditave familjare është bashkimi në tryezë, rrëfimi i historive familjare, gatimi i ushqimeve etj. Të gjitha nuk janë ato që do të bësh më shumë me një njeri që sapo ke njohur apo jo?

Fundviti është një kohë reflektimi

Në fund të vitit, njerëzit janë më shumë të stresuar për shkak të bilancit që bëjnë dhe reflektimit. Për dikë që ndodhet në situatë të tillë, të bjerë në dashuri mund të jetë shkatërruese. Do merrni vendime të gabuara gjatë kësaj kohe, kështu që, për të mos ndodhur jo, më mirë shmangeni këtë periudhë. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news