Festë në Klinë, Dukagjini fiton Kupën e Kosovës

FC Dukagjini ka fituar Kupën e Kosovës pas një finaleje dramatike ndaj FC Ferizaj, e cila u ndërpre në minutat shtesë pas largimit të skuadrës ferizajase nga fusha.

Dukagjini kaloi në epërsi në minutën e 17-të me një supergol të Merlakut, ndërsa Ferizaj barazoi shpejt me Kushtrim Shabanin për 1-1, shkruan nzoom.biz.

Në pjesën e dytë, edhe pse me një lojtar më pak, klinasit rikthyen epërsinë me golin e Hekuran Berishës për 2-1.

Tensionet kulmuan në fundin e ndeshjes pas përjashtimeve dhe dëmtimit të Bekim Hysenit, i cili u largua me ambulancë. Ferizaj më pas braktisi fushën duke protestuar ndaj gjykimit të Genc Nuzës, çka solli ndërprerjen e finales.

Në momentin e ndërprerjes, Dukagjini ishte në epërsi 2-1 dhe u shpall fitues i Kupës së Kosovës. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news