spot_img
18.7 C
Pristina
29/03/2024

Astrologu shqiptar parashikon se Kiara dhe Luizi do të martohen sapo të largohen nga ‘BBVA’

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë çifti i parë i krijuar në këtë edicion të dytë të “Big Brother VIP”.

Si pasojë, të gjithë pyesin nëse do zgjasë kjo lidhje edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri?

Kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje astrologu Jorgo Pulla, i cili ishte i ftuar në “Shqipëria Live”.

Duke qenë se Kiara është Bricjap e Luizi, Gaforre, Jorgo bëri një parashikim të përgjithshëm. Sipas astrologut, dyshja kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin, aq sa lidhja e tyre do vazhdojë edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother”.

Ai mendon se çifti janë bërë për njëri-tjetrin.

“Dashuria nuk njeh Big Brother, nuk njeh ndikime vetëm atë që është e drejtpërdrejtë. Luizi që është Gaforre, është në 10-ditëshin e tretë të shenjës së Gaforres. Në gen merr nga mamaja, arsyeja pse është se ka Hënën. Kemi Kiarën që është Janari, që është Saturni, që ka babain në gen. Në komunikimin që kanë të bëjnë me njëri tjetrin, marrim Kiarën, ajo jep 30% nga ajo që kupton. Kupton shumë në brendësi por nuk e shfaq. Kurse Luizi nga ana tjetër është më familjar, në komunikimin që kanë, Luizi e ka përballë Kiarën. Në rast tjetër është më perfektja në shoqëri dhe në dashuri. Po, janë bërë për njëri-tjetrin. Kiara në moment të fundit e ka vendosur që të futet atje”, tha Jorgo Pulla.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news