spot_img
7.6 C
Pristina
25/04/2024

Edhe këtë herë poduksioni i mbyll sytë, ndodhë vetëm për gabimet e Oltës

Nëse ka një gjë për të cilën është përfolur Olta Gixhari në shtëpi përveç debateve, është komunikimi me kode.

Megjithëse një gjë e tillë është e ndaluar nga produksioni, nuk kemi parë ende që kjo çështje të diskutohet nga ata, edhe pse videot e saj janë virale, njofton nzoom.biz.

Një fragment i fundit, i cili po bëhet viral, përfshin Oltën dhe Dean.

Aktorja e pyet Dean: “E kanë ndërruar atë ë?”, ndërsa Dea e paqartë për pyetjen e saj e pyet se “kë”. Këtu, Olta bën një shenjë te dora (në dukje shenjën e orës), ndërsa lëviz sytë drejt dorës së saj. Nuk është e qartë nëse Olta e ka fjalën për orën apo për diçka tjetër, por mund të thuhet se është e qartë se kjo nuk është hera e parë që shohim ‘kode’ të tilla.

Kujtojmë se veprimi i fundit i aktores, gjatë lojës me litar, duke hequr rripin, ka sjellë shumë pikëpyetje në rrjet. Nisur nga rregullat që “Vëllai i Madh” theksoi në nisje të lojës, do të kishim një nominim “kokë më kokë” mes Oltës dhe Luizit, megjithatë mbetet për t’u parë një diçka e tillë do të ndodhë.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news