spot_img
21.4 C
Pristina
15/10/2024

Produksioni përsërit skemën e njëjtë, i’a fsheh Keisit reagimin e Sabianit sikur Donaldit përgjigjen e Borës

Keisi dhe Kristi po e vazhdojnë romancën e tyre brenda “BBV”.

Ajo si duket nuk do të jetë e qetë derisa të marrë miratimin e Sabianit, shkruan nzoom.biz.

Me plot bindje Keisi është shprehur se babai i saj nuk është kundër lidhjes.

Problemi im më i madh është se çfarë mendon babai im, shoqëria ime e gjithë të njohurit e mi. Unë e kam mendjen tek ai, sepse dua një konfirmim nga babai.

Ai më ka thënë gjithmonë ndiq zemrën dhe jam e sigurt që ai do të jetë dakord, por si vajzë e vetme jam pika e dobët e tij. Ne kemi një marrëdhënie delikate me njëri-tjetrin, i tregoj çfarëdo lloj gjëje për mua. Nuk kam intriga dhe strategji, jam shumë reale edhe pse mbase kjo nuk duket,”-u shpreh ajo

Kurse Sabian e ka treguar qëndrimin e tij, duke u shprehur kundër kësaj romance.

Madje këngëtari akuzoi produksionin dhe Kristin se po e shfrytëzojnë këtë rast për show.

Dhe jo pa të drejtë! Pasi si Kristi dhe produksioni e kanë shfaqur lidhjen e tij jashtë si diçka të përfunduar, kur në të vërtetë nuk është e tillë.

Ishte vetë Zaza, (e dashura e Kristit) e cila publikoi disa mesazhe të fundit para hyrjes në “BBV”, ku i shkruanin njëri-tjetrit “Të Dua”.

Përndryshe, n’ZOOM raportoi edhe për shifrat marramendëse që marrin banorët e edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Albania’ për të qëndruar brenda shtëpisë më të famshme të momentit. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news