spot_img
13.4 C
Pristina
10/10/2024

Kur është vapë e madhe, këto pije as mos i afroni te goja

E dini se gjatë një vale të vapës duhet të shmangni aktivitetet e rënda në natyrë, të siguroheni që ajri juaj i kondicionuar të funksionojë, të mbroni veten me krem kundër diellit dhe të pini shumë lëngje

Por, nuk rekomandohet pirja e çfarëdo lëngu gjatë ditëve më të nxehta, shkruan nzoom.biz.

Ekspertët thonë se ka disa pije që duhet t’i shmangni gjatë valës së të nxehtit për të reduktuar rrezikun e efekteve anësore, transmeton Bestlife.

Alkooli

Edhe pse një birrë e ftohtë duket si ide e mrekullueshme gjatë vapës, ekspertët pajtohen se pirja e alkoolit gjatë valës së të nxehtit është zgjedhja më e keqe. Alkooli është një diuretik i provuar, pra rrit prodhimin e urinës e largon ujin nga trupi. Kjo është e vërtetë për birrën, e cila dehidraton trupin. Nëse punoni jashtë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve këshillon të mos pini alkool “brenda 24 orëve pas punës në vapë, se “rrit rrezikun e goditjes nga nxehtësia”. Sipas Flushing Hospital, “temperatura e trupit rregullohet nga hipotalamusi. Alkooli bën që hipotalamusi të ngadalësohet, nëse trupi është i nxehtë, efektet e alkoolit bëjnë trupin të mendojë se është edhe më i nxehtë.”

Kafja dhe çaji

Si një kimikat, kafeina rrit prodhimin e urinës, që do të thotë se kafeina është diuretik. Shumica e hulumtimeve sugjerojnë se lëngu në pije me kafeinë balancon efektin diuretik të niveleve tipike të kafeinës, thotë Klinika Mayo. Por gjithçka varet nga sa i mësuar është trupi juaj me kafeinën. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news