spot_img
16.7 C
Pristina
07/05/2024

‘Doli me makinë dhe nuk u kthye më’, vëllau i Arben Beselica kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Arben Beselica, nga Prishtina raportohet të jetë zhdukur që nga dita e djeshme.

Familjarët e tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e 30 vjeçarit, shkruan nzoom.biz.

Vëllau i tij, Ilir Beselica, konfirmoi se që nga mëngjesi i së hënës nuk dinë asgjë për të.

“Dje në mëngjes ka dalë dhe nuk është kthyer më, rastin e kemi raportuar edhe në Policinë e Kosovës”, tha ai.

Hera e fundit kur Arbeni ka pasur sinjal në telefonin e tij, besohet të ketë qenë në zonën e Anamoravës (Gjilanit).

Iliri bëri thirrje që kush do që ka informata lidhur me vendodhjen e Arbenit, të kontaktojnë në numrin 049/482-024. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news