spot_img
9.2 C
Pristina
15/10/2024

Eris Sallauka debuton në ndeshje zyrtare në karate, zë vendin e dytë në turneun “Struga Open 2023″

Në Strugë është mbajtur turneu ndërkombëtar i karatesë “Struga Open 2023”.

Në këtë turne kanë marrë pjesë karateist nga shtete të ndryshme të botës, duke i përfshirë edhe ata nga Kosova, njofton nzoom.biz.

Eris Sallauka, është karateist i klubit “Komandant Drini” nga Prizreni i cili ka debutuar në këtë turne në kategorinë U-10.

Ai është përcjellur nga fillimi nga trajneri Muhamet Kolgeci, me dy fitore bindëse e një barazim me kampionin e Kosovës në finale pas vlerësimit të referëve, Erisi ka zënë vendin e dytë në kategorinë e tij duke dhënë sinjale se kemi të bëjmë me një talent në karate.

Për rrugëtimin e Sallaukës, mirënjohja i shkon trajnerit Kolgeci, për profesionalizmin e lartë të treguar me talentët dhe për zbulimin e tyre për ti aftësuar drejtë sukseseve.

Kosova mund të mburren me të arriturat e Sallaukës në këtë turne ndërkombëtar, duke e bërë edhe më madhështorë debutimin me dy fitore bindëse dhe një barazim me kampionin aktual të Kosovës në kategorinë e tij.

Përndryshe, në këtë turne kanë shkëlqyer edhe Erlin Bytyqi, Aulon Nuredini dhe Adriana Prenaj, të cilët kanë fituar vendin e parë, teksa Kenza Kelmendi dhe Lum Kiseri kanë zënë vendin e dytë në kategoritë e tyre.

Në anën tjetër, Nina Sallauka e Fron Shalqini kanë zënë vendin e tretë në kategoritë e tyre. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news