spot_img
10.8 C
Pristina
03/05/2024

Nga pornostarja shqiptare deri tek personazhet aspak VIP, njihuni me banorët e shtëpisë

Të premten fillon spektakli i ‘Big Brother Vip Kosova’.

Produksioni ka filluar me shpërndarjen e informacioneve të nevojshme për audiencën, shkruan nzoom.biz.

Por, gazetarët duke hulumtuar kanë arritur edhe në zbulimin e personazheve të ndryshme publike që pritet të bëhen pjesë e garës për 200 mijë euro.

Ja emrat e konkurrentëve të cilët do të jenë pjesë e këtij formati ku opinionistët janë Anita Haradinaj dhe Bled Mane.

Lista fillon me ish-prezantuesin Meti Alshiqi, vazhdon me pornostaren shqiptare Alby the Goat, me gazetarin karizmatik Gani Germia, Lumbardh Salihu, Yll Dervishi, këngëtarja Monika Salihu, Santiana, konkurrentja e “Për’puthen”, Brikey, këngëtarja e njohur e muzikës popullore Emine Toska, Azem Gagica, Ilir Tahiri, ish-banorja e ‘Shpija e Kosovës’ Ledi Vokshi, këngëtarja Linda Halimi, Besarti, Vesa Vllasaliu, këngëtari Blero, transgjinorja Edona James, Lumbardh Salihu si dhe ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ Shqipe Hyseni. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news