spot_img
13.1 C
Pristina
02/05/2024

Vdes këngëtari i njohur i muzikës shqiptare

Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare, këngëtari i njohur i muzikës popullore elbasanase, Nevruz Nuredini.

Ai ka mbyllur sytë pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

58-vjeçari prej kohësh ndodhej në Itali ku dhe ishte nën kujdesin e mjekëve.

Nevruz Nuredini u përcoll për në banesën e fundit këtë të hënë.

Ai ka lënë një pasuri të madhe artistike, duke njohur sukses me hite në skenën e muzikës së Shqipërisë së Mesme. Në karrierën e tij artistike, ka interpretuar këngë popullore si edhe ka publikuar disa videoklipe mes të cilëve gjatë dekadës së fundit veçohen, ”Kapedan të bën rakia”, “Herë mirë, herë dhe keq”, “Ballokumja , “Baba e dua çupkën” etj.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news