spot_img
22 C
Pristina
28/04/2024

Nëse jeni koprrac e s’leni bakshish, shkoni të jetoni në këto 3 shtete

Lënia e bakshisheve është një shenjë e mirësjelljes në shumë vende të botës.

Një tregues që ju vlerësoni përpjekjet që ka bërë shoferi i taksisë, kamarieri ose një punonjës tjetër për t’u kujdesur për ju.

Ky veprim mund të jetë një fushë e minuar e mirësjelljes gjatë udhëtimit në disa shtete.

Për ju që e urreni të paguani diçka ekstra për shërbimin, ju sugjerojmë të vizitoni këto 3 shtete.

Japonia

Është një shuplakë në fytyrë të japësh një bakshish në Japoni, ku norma kulturore është të ndihesh krenar për punën tënde. Punonjësit e mbajnë veten në një standard të lartë kur ofrojnë një shërbim: nuk nevojitet shpërblim për t’u ndjerë i vlerësuar. Ofrimi i bakshishit sugjeron që nuk mendoni se punëdhënësi e njeh vlerën e tyre, nuk i paguan mjaftueshëm.

Kinë

Këtu, gjithçka është e ndaluar. Lënia e një bakshishi dikur ishte e ndaluar në Kinë, lënia e bakshishit konsiderohej ryshfet. Deri më sot, në pjesën më të madhe të vendit konsiderohet fyerje personale për stafin e restoranteve nëse u lini atyre një shpërblim. Përjashtim bëjnë guidat turistike ose shoferët e autobusëve turistikë, ku ju mund t’u jepni atyre ca para shtesë pa shkaktuar ofendime.

Korea e Jugut

Ashtu si Japonia dhe Kina, bakshishi konsiderohet krejtësisht i pasjellshëm në Korenë e Jugut. Një përpjekje për të lënë një shpërblim mund të refuzohet.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news