spot_img
9.7 C
Pristina
27/04/2024

“Ka punuar pastruese”, Elton Ilirjani rrëfen fillimet e Julias në SHBA

Elton Ilirjani ka treguar në E Diell se sa shumë dashuri ka për kushërirën e tij Julian, e cila është një nga banoret e BBV3.

Eltoni tregon se marrëdhënia me të u bë më e ngushtë në Amerikë dhe tashmë ajo është drejtuesja e tij artistike.

Ai tregon se Julia ka pasur një jetë shumë të vështirë, u detyrua të largohej nga Shqipëria për shkak të bullizimit që vajza e saj përjetoi kur ishte 13 vjeç dhe se ka punuar në Amerikë edhe si pastruese, vetëm për t’i siguruar një jetë sa më të mirë të bijës.

Elton Ilirjani: Ne kalojmë shumë mirë bashkë në Amerikë, është drejtuesja artistike e imja, e shfaqjeve të mia, ajo është shumë modeste, nuk e thotë, ka zgjedhur të mos ta thotë, por ajo është e regjistruar në javët zyrtare të modës si drejtuese artistike e imazhit tim. Ajo është mbi ata që bëjnë make-up. Ajo e do aq shumë Shqipërinë, sa më la mua në mes të Parisit, me javën e modës së Parisit dhe Milanos dhe me filmin dokumentar të modës dhe zgjodhi “Big Brother VIP”. U mërzita , kam qenë kundër, e ka thënë edhe vetë, por ajo e ka bërë këtë gjë për dy arsye, e para se ajo e do shumë Shqipërinë, është fanse deri në çmendur për Shqipërinë, ajo nuk e shikon dot fare New York-un, për të është fare inekzisten kur vjen fjala tek Shqipëria. E dyta është sepse ajo do që t’i jepet fund bullizmit, e ka personale, kur e thotë, e ka vërtet sepse ajo ka ikur nga Tirana e detyruar, u bullizua vajza e saj dhe ajo nuk dilte dot nga shtëpia. Si një nënë e vetme, mori përsipër rrugën e Amerikës, nuk më telefonoi kur kishte nevojë nga ana financiare. Julia ka bërë punë të vështira, ka arritur sa ka bërë edhe pastruesen në hotel për të mbajtur atë vajzë. Unë me të jemi ngritur bashkë dhe e dua shumë. Uroj të japë më të mirën e vetes dhe të ndihmojë shumë gra shqiptare sepse është një personazh që duhet ta shohin me vëmendje.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news