spot_img
10.8 C
Pristina
03/05/2024

Mos gaboni më të hani bukë të nxehtë

Shkencëtarët francezë kanë arritur në përfundimin që produktet me tharmin e fermentuar që ndodhen në bukën e nxehtë ndikojnë në rritjen e tumoreve, duke përfshirë edhe ato malinje.

Në rastin e shumë sëmundjeve, jo vetëm të sëmundjeve digjestive, mjekët i ndalojnë këto produkte dhe do të duhej ta nxjerrin nga përdorimi bukën e nxehtë në të cilën gjenden qeliza aktive të tharmit, shkruan nzoom.biz.

Mjekët rekomandojnë bukën e para një dite, atë të thatë dhe atë e cila është pjekur pa tharmë.

Te buka e nxehtë që sapo ka dalë nga furra, qelizat e tharmit jo vetëm që gjenden në të, por janë edhe aktive, sepse në minutat e parë fillojnë punën zbërthyese në organizëm.

Në një gram të tharmit të thatë gjenden 20-40 miliardë qelizash kërpudhore të tharmit, fermentimi i tharmit në prani të sheqerit nga ushqimi në zorrë shkakton fryrje e kohë pas kohe edhe në mukozën e zorrës së trashë krijon xhepa gazrash dhe zhvillohet divertikuloza.

Mukoza në ato vende krijon vend, është e mundshme edhe pëlcitja e shoqëruar me inflamacion të peritonit të barkut.

Tharmi zvogëlon rezistencën e mureve të zorrëve, kontribuon në depërtimin e baktereve, viruseve dhe kërpudhave.

Së fundmi një hulumtim i ri që përfshin 10 milionë njerëz e shënon analizat më të gjera, ka zbuluar një lidhje alarmante midis dietave të pasura me ushqime ultra të përpunuara dhe 32 problemeve shëndetësore, duke përfshirë kancerin, diabetin e tipit 2 dhe çrregullimet e shëndetit mendor. Studiuesit pohojnë se konsumimi i vakteve të gatshme, drithërave me sheqer dhe bukës së prodhuar në masë mund të jetë i dëmshëm për çdo aspekt të trupit. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news