spot_img
14.1 C
Pristina
27/07/2024

E keni ditur gabim! Vezët nuk ruhen në frigorifer

Ruajtja e duhur e vezëve është një pyetje që lind shpesh në mendje, mund të themi sa herë që kthehemi në shtëpi nga supermarketi.

Me siguri kemi lexuar ose dëgjuar për metoda të ndryshe.

Gjëja më e zakonshme është blerja e vezëve në kuti të posaçme letre dhe shumë prej nesh i vendosin në frigorifer.

Mirëpo çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar?

A janë këto kuti të përshtatshme për të ruajtur në mënyrë të sigurt vezët apo është më mirë t’i transferojmë në derën e frigoriferit?

Ekspertët theksojnë se për shkak se lëvozhga e vezëve ka pore, ato mund të thithin aromat nga ushqimet me erë të fortë.

Për shkak se janë poroze, nuk na lejohet t’i lajmë, pasi largohet barriera mbrojtëse natyrore, veshja e tyre natyrale në lëvozhgë, që është linja e parë e mbrojtjes duke mbajtur ajrin dhe bakteret jashtë vezës.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i mbani të ndara nga pjesa tjetër e ushqimit në frigorifer, në kuti vezësh letre dhe për periudhën kohore të treguar në çdo paketë.

Për t’i mbajtur edhe më të freskëta, vendosni brenda kutive të vezëve, me kokë poshtë, anën ku maja është më e hollë për ta lënë poshtë.  Në këtë mënyrë, ndihmojmë të mbajmë të verdhën në qendër të vezës, parandalojmë këputjen e xhepit të ajrit që ndodhet brenda saj, duke ulur ndjeshëm rrezikun e prishjes, veçanërisht nëse nuk e konsumojmë. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news