spot_img
9.2 C
Pristina
15/10/2024

Këto gjëra nuk duhet t’i mbani kurrë në tualet

Nëse jeni në proces rregullimi apo organizimi të shtëpisë, një nga vendet e para që me siguri e mendoni për të vendosur gjëra është tualeti.

Pavarësisht nëse janë produkte higjienike, grim apo ilaçe, mund të mos e dini që jo gjithçka mund të ruhet në këtë hapësirë.

Sipas ekspertes së organizimit, Brooke Hawkins, këto shtatë gjëra janë të parat që nuk duhet t’i mbani në tualet dhe ka disa arsye pse.

-Ilaçet

Pavarësisht përdorimit apo kurimit për të cilin përdoren i përkasin veçse kutisë së ilaçeve. Imagjinoni që vitaminat të kthehen në eksperimente të vogla shkencore nga lagështia dhe nxehtësia që realisht nuk janë miqtë më të mirë të tyre.

-Kozmetika

Janë të dëshiruara për shumë vajza, por avulli i banjës mund të ndryshojë cilësinë. Mbani produktet kryesore të bukurisë në temperaturë të pranueshme për rutinën e lëkurës.

-Çdo gjë prej letre

Letra dhe lagështia janë kombinimi më i keq, ndaj imagjinoni pak që romani juaj i preferuar të ketë fletë të rrudhosura dhe aromë myku.

-Bizhuteri

Shumë nga bizhuteritë i keni në dhomën e gjumit ose i ruani në kasafortë, por ka shumë prej nesh që i mbajnë edhe në lavaman apo te pjesa e dushit. Sipas Hawkins, është sërish lagështia ajo që dëmton bizhuteritë tuaja të çmuara.

-Bateritë

Organizatorja profesioniste Kris Hargrove thotë se ruajtja e baterive në tualet është e gabuar. “Kur kondensimi nga një dush i nxehtë bie në kontakt me bateritë e rikarikueshme, ato humbasin ngarkesën e tyre më shpejt dhe si pasojë edhe funksionin.”

-Artikuj me vlerë sentimentale

Çdo gjë e rëndësishme për ju, si kujtime apo sende sentimentale, nuk duhet të mbahet në tualet. Me kalimin e kohës, kushtet e lagështa apo uji bëjnë që fotografitë të ngjiten së bashku, letra të zbehet dhe të shtohet myku.

-Peshqirë shtesë

Tualeti është vendi që kërkon më shumë peshqirë, por nëse vendosni të tjerë shtesë, mendoni edhe për mykun dhe aromën që mund të marrin, pikërisht për shkak ambientit. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news