spot_img
6.5 C
Pristina
02/11/2024

Tërhiqeni nga sjellja mizore e dikujt? Ja domethënia e kësaj

Mizoria përkufizohet si çdo veprim që shkakton dhimbje ose vuajtje te një person ose kafshë.

Ajo ndonjëherë bëhet në mënyrë të paqëllimshme, por edhe me qëllim që të nxisë kënaqësi te personi që e kryen atë, njofton nzoom.biz.

Shumë njerëz mund të mos e pëlqejnë mizorinë, por ka të atillë që tërhiqen nga mizoria, ju pëlqen ta kryejnë atë, ose pëlqejnë të dëshmojnë mizorinë e denigrimit të të tjerëve.

Ka një sërë faktorësh që mund të shkaktojnë tërheqjen ndaj mizorisë nga çdo individ.

Dëshira për pushtet dhe kontroll

Shpesh është forca lëvizëse për paragjykime, ngacmime e madje edhe dhunë. Mund të jetë themeli i mizogjinisë, paragjykimeve dhe  ngacmimeve në vendin e punës, madje edhe dhunës në familje.

Një shprehje zemërimi

Zemërimi, i përjetuar me vetëdije ose pa vetëdije, kontribuon në forma të ndryshme të mizorisë. Mund të jetë rritje e dëshirës për hakmarrje ndaj atyre që kanë bërë që dikush të përjetojë vuajtje emocionale ose fizike.

Një reagim ndaj frikës

Mizoria mund të jetë reagim ndaj frikës, një ndjenjë kërcënimi e shkaktuar nga të tjerët, qoftë i vërtetë apo i imagjinuar.

Një pasojë e traumave të fëmijërisë

Traumat e fëmijërisë që përfshijnë abuzimin fizik ose seksual, çon në një predispozitë ndaj mizorisë. Kjo mund të jetë mënyrë për t’u përballur me të mbyturit nga ngjarjet dhe emocionet negative që nuk janë përpunuar plotësisht, pranuar dhe kaluar.

Lidhja me një grup të prirur për të qenë mizorë

Disa njerëz mund të jenë mizorë në përpjekje për t’u pranuar nga një grup që përkrah mizorinë, emocionet negative janë ngjitëse në grup, duke i bërë anëtarët të sillen në mënyra që pasqyrojnë gjykimin më pak të pjekur sesa mund të jetë tipike për ta.

Dhembshuria si ‘kundërhelm’ ndaj mizorisë

Mungesa e ndjeshmërisë ose kufizimi kontribuon  në sjelljet mizore të një personi. Ata që kanë frikë ose nuk ndihen rehat me dhembshurinë, kanë gjasa ta shohin si shenjë dobësie.

Siç përshkruhet nga Paul Gilbert, dhembshuria është ‘kundërhelmi’ ndaj mizorisë, dhembshuria për veten është një kundërhelm ndaj mizorisë së drejtuar ndaj vetvetes. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news