spot_img
2 C
Pristina
01/12/2024

Keni dëgjuar për mjaltin e bardhë?

Të gjitha format e mjaltit përmbajnë lëndë ushqyese dhe enzima, të cilat kanë një sërë përfitimesh shëndetësore, mjalti është përdorur si ilaç popullor për shumë sëmundje gjatë historisë.

Ka lloje të ndryshme mjalti, ngjyra apo përmbajtja e lëndëve ushqyese varet nga vendi ku bletët e kanë mbledhur atë, në cilësinë e tij ndikojnë llojet e luleve, shkruan nzoom.biz.

n’ZOOM ju njeh me mjaltin e bardhë dhe përfitimet e tij në organizëm.

Mjalti i bardhë është një lloj i rrallë, ka shije më të butë në krahasim me mjaltin e errët.

Lulet që e bëjnë këtë mjaltë janë: sherebela, jonxha, tërfili i bardhë dhe bari i zjarrit.

Ngjyra e tij qelibare është e lehtë ose ai mund të ketë edhe një ngjyrë të qartë e të bardhë si uji, ekziston një formë e rrallë mjaltit të bardhë, që vjen nga pemët kiawe në Hawaii.

Ai mblidhet si lëng e kristalizohet natyrshëm. Struktura përhapet lehtë si gjalpi dhe shitet i papërpunuar. Çfarë është mjalti i papërpunuar?

Si mjalti që vjen direkt nga kosherja, që paketohet dhe konsumohet pa shtuar nxehtësi, prodhuesit e përpunojnë shumicën e mjaltit që gjeni në dyqanet ushqimore.

Ngrohja e mjaltit ndihmon në përmirësimin e ngjyrës, largon çdo kristalizim të padëshiruar, shumë nga antioksidantët dhe bakteret e dobishme shkatërrohen gjatë procesit.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore që ofron mjalti i bardhë i papërpunuar:

I pasur me antioksidantë – Mjalti i papërpunuar përmban antioksidantë të quajtur flavonoidë dhe komponime fenolike. Ato ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga dëmtimi i qelizave për shkak të radikaleve të lira. Ato kontribuojnë në procesin e plakjes dhe shtojnë rrezikun për sëmundje si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Largon për kollën – Mjalti mund të përdoret si frenues i kollës por edhe si një ilaç për dhimbjen e fytit. Herën tjetër që keni kollë ose ftohje, shtoni mjaltë çajit të nxehtë me limon. Ju mund të konsumoni 1 ose 2 lugë çaji mjaltë të papërpunuar.

Përmban fitonutrientë – Janë komponime që gjenden te bimët dhe që i mbrojnë nga insektet, sëmundjet dhe rrezatimi i ashpër UV. Këto komponime kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, kanë efekt pozitiv. Mjalti përbëhet nga bimët e përmban fitonutrientë. Këto lëndë ushqyese janë unike por shkatërrohen kur mjalti përpunohet shumë.

Mrekulli për lëkurën – Mjalti është përdorur si një mënyrë për të shëruar plagët e lëkurës. Sot e gjeni dhe si përbërës në produktet e bukurisë, mjalti i papërpunuar vret bakteret dhe kërpudhat e dëmshme. Lehtëson problemet me tretjen. Marrja e 1 deri 2 lugë çaji mjaltë me stomak bosh qetëson dhimbjen e ndihmon në procesin e shërimit. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news