Një debat i ashpër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Ka qenë gazetarja Valbona Mhilli e cila po bënte dush teksa përpara saj ka qëndruar gjatë gjithë kohës këngëtari G Ban, shkruan nzoom.biz.
E ndjerë e shqetësuar nga kjo situatë, Valbona i ka kërkuar të largohet por ai ka refuzuar me arsyetimin se është i uritur të shoh trup femre.
Biseda e plotë:
G Bani: Nuk iki du të shoh
Valbona: Po po lahem
G Bani: Po ca po të bëj po të prek? Dua të të shoh
Valbona: Laert do më ndihmosh pak
G Bani: Jo more, pse ky është formati i lojës. Ca po të bëj po të kafshoj? Po të ha?
Valbona: O G Bani a ka mundësi se po më bën të ndihem keq
G Bani: Jam i uritur të shoh trupin e femrës
Pas kësaj bisede plot tension mes tyre ka ndërhyrë një tjetër banor, aktori Xum Allushi, i cili ka tentuar ta largojë G Banin nga aty, mirëpo ky i fundit ka bërë sërish rezistencë.
“Të më kishte thënë po më bezdis, po mënyra sesi e thotë nuk iki. Është format i tillë që edhe të të shikojë dikush duke u larë. Unë kam ardhur të shoh vajzat, jo të flas me ty,” iu drejtua këngëtari Xumit. /nzoom.biz/