Truri është gjithë kohës në punë. Ai përkujdeset për mendimet, lëvizjet, frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe shqisat.
Ai ka nevojë të ushqehet rregullisht e në mënyrë të pasur, shkruan nzoom.biz.
Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të zgjidhni ushqimet më të mira dhe të shmangni ato që janë të këqija. Kjo është e domosdoshme se gjithçka që hani, ndikon te struktura dhe funksionet e trurit por edhe tek humori.
Ushqimet më të këqija për trurin:
Vaji vegjetal – Këto vajra përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-6, i cili nxit shfaqjen e inflamacionit në tru. Janë të shëndetshme për kockat, lëkurën e flokët por i bëjnë keq trurit. Në vend të vajrave përdorni alternativa të pasura me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin. Këto acide i gjejmë tek vaji i ullirit.
Të skuqurat – Jo vetëm që janë të këqija për peshën por kanë një ndikim negative në shëndetin e trurit. Nerëzit që hanë ushqime të skuqura kanë mangësi në aftësinë e të nxënit, kujtesën dhe funksione tjera të trurit. Ato nxisin inflamacionin e zvogëlojnë trurin.
Pijet e gazuara – Janë të mbushura me sheqer përmbajnë fruktozë, që rrit rrezikun e sklerozës në tru. Sasitë e mëdha të sheqerit shkaktojnë dëmtime të shumta nervore.
Drithërat e rafinuar – Buka e bardhë, orizi, makarona, drithërat dhe sheqerit janë karbohidrate që s’duhet t’i hani tejmase se përthithen shpejt në gjak duke rritur nivelin e sheqerit dhe insulinës.
Alkooli – Një gotë me verë të kuqe që pihet rrallë, është e shëndetshme për organizmin, sasitë e tepruara të alkoolit janë toksike për funksionin e trurit, pavarësisht moshës. Sasia e rekomanduar e alkoolit është një gotë në ditë për gratë e dy gota në ditë për burrat. /nzoom.biz/