Secili prej nesh është unik, kjo është e sigurt, por sipas testit Myers-Briggs, të gjithë i përkasim një prej 16 llojeve të ndryshme të personaliteteve.
Më i rralli prej tyre quhet INFJ, i cili vjen nga shkronjat e fjalëve angleze për konceptet e introversionit, intuitës, ndjenjës dhe gjykimit, shkruan nzoom.biz.
Kjo kategori korrespondon me vetëm 1.5% të popullsisë së përgjithshme.
Personat e karakterizuar nga ky tip specifik personaliteti, ndonëse kanë një natyrë introverte, e përqendrojnë vëmendjen e tyre tek të tjerët. Ata janë të aftë për të mos i lënë emocionet t’i kontrollojnë, por sjellja diktohet, në masë të madhe, nga të menduarit logjik.
Në varësi të situatës, ata gjejnë balancën mes vetëkontrollit dhe spontanitetit. Duke qenë se kombinojnë tipare nga lloje të ndryshme personaliteti, nuk është e lehtë t’i njohësh.
Jane Granneman, autore e “The Secret Lives of Introverts: Inside Our Hidden World”, argumenton se karakteristika e INFJ është intuita introverte. INFJ ka dhuntinë, të perceptojë modelet në botë pa e kuptuar as vetë. Ai është i aftë për të kuptuar psikologjinë e karakterit që e rrethojnë, dhunti që nuk është e dukshme apo e pranishme te të tjerët.
E meta kryesore e këtij personaliteti?
Këta persona e vendosin veten në vendin e tjetrit e ndiejnë atë që tjetri ndjen, pra empatia, bëhen emocionalë, duke “thithur si sfungjer” ndjesitë apo dhimbjen e një të panjohuri – për të cilin mund të ketë lexuar, p.sh në një lajm. Sidomos kur bëhet fjalë për dikë të afërt bëhen edhe më emocionalë. Të paktën, falë ndjeshmërisë, të tillë persona e kuptojnë instinktivisht se si të mbështesin të dashurit e tyre në një kohë të vështirë.

