spot_img
23.8 C
Pristina
11/07/2025

Çdo moshë ka ritmin e vet në shtrat – a je në nivelin e duhur?

Mos ia lë rastësisë – kjo është shpeshtësia ideale e seksit sipas moshës.

Shumica e çifteve brengosen se a është jeta seksuale në rregull dhe sa shumë seks konsiderohet mjaftueshëm për një lidhje të shëndoshë, shkruan nzoom.biz.

Ekspertët e Institutit Kinsey i janë adresuar këtij problemi, duke kryer eksperimente të ndryshme për të zbuluar se sa shpesh duhet të bëni seks në bazë të moshës që keni.

Do të befasoheni nga fakti se të rinjtë e moshave 18-29 vjet bëjnë mesatarisht 112 herë seks në vit, që do të thotë dy herë në javë. Moshat 30-39 vjet bëjnë 86 herë seks në vit (1.6 herë në javë), ndërsa çiftet në vitet e tyre të 40’ta bëjnë seks 69 herë në vit.

Studimi tregon se me plakjen rriten shanset për të vuajtur nga sëmundje të ndryshme kronike, të cilat kanë ndikim negativ në shpeshtësinë dhe kualitetin e aktivitetit seksual.

Fatkeqësisht instituti nuk ka kryer hulumtime për shpeshtësinë e seksit të personave mbi moshën 50 vjet, por hulumtimet e mëhershme nga Universiteti i Manchesterit tregojnë se edhe personat mbi 50 vjet kanë jetë të shëndetshme seksuale, pavarësisht pengesave. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news