Marrëdhënia seksuale sjell shumë përfitime për trupin dhe mendjen.
Ajo mund të përmirësojë moodin, shëndetin fizik dhe mental, si dhe të kontribuojë në një jetë më të gjatë, shkruan nzoom.biz.
Seksi mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve, përfshirë edhe disa forma kanceri.
Seksi lehtëson dhimbjen
Mund të sjellë ndjenjë të përgjithshme mirëqenieje dhe ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve. Gjatë eksitimit dhe orgazmës, hipotalamusi çliron hormonin e lumturisë, oksitocinën, i cili redukton perceptimin e dhimbjes. Sipas studiuesve në Universitetin Rutgers në New Jersey, kjo ndihmon gratë gjatë menstruacioneve. Një studim i publikuar në Buletinin e Biologjisë dhe Mjekësisë Eksperimentale tregoi se oksitocina mund të zvogëlojë perceptimin e dhimbjes te meshkujt deri në 50%.
Seksi mund të parandalojë kancerin
Disa studime sugjerojnë se meshkujt mbi 50 vjeç që kryejnë marrëdhënie seksuale të shpeshta kanë më pak gjasa të diagnostikohen me kancer të prostatës, krahasuar me ata që nuk e bëjnë.
Një studim i botuar në revistën BJU International zbuloi se marrëdhëniet seksuale dhe masturbimi mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës tek meshkujt e moshuar.
Një tjetër studim në Journal of the American Medical Association tregoi se ejakulimet e shpeshta gjatë të 20-ave mund të ndihmojnë gjithashtu në uljen e këtij rreziku.
Këto të dhëna tregojnë se seksi nuk është vetëm një akt emocional dhe social, por ka edhe përfitime të rëndësishme për shëndetin fizik. /nzoom.biz/

