spot_img
2.8 C
Pristina
27/11/2025

Kërcejnë me këngën e Shpatit pak orë pas vdekjes së tij, publiku shpërthen në revoltë

Shqiptaria është në zi pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të dashur Shpat Kasapi, i cili humbi jetën në mënyrë të papritur pas një ataku kardiak në Itali.

Lajmi tragjik ka prekur zemrat e publikut, kolegëve dhe gjithë komunitetit artistik.

Por, vetëm pak orë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ka ndodhur një situatë që ka tronditur ndjekësit e programit.

Banorët kërcenin të buzëqeshur me këngën “Valle Kosovare”

Produksioni zgjodhi të lëshojë një nga këngët më të njohura të tij — “Valle Kosovare” — dhe banorët u panë duke kërcyer plot energji, pa pasur asnjë dijeni për humbjen e artistit.

Publiku, i cili e kishte parë tashmë lajmin e hidhur, e ka quajtur këtë skenë të pahijshme dhe të pafalshme, pikërisht në një moment kur vendi është i pikëlluar.

Komente të shumta kanë shpërthyer kundër produksionit, ku shprehen:

“Është ditë zie, jo ditë feste!” “Mungesë totale respekti për artistin.” “Produksioni duhet të kishte reflektuar dhe ndalur muzikën.” Banorët pa asnjë faj”.

Duhet theksuar se banorët brenda nuk janë ende të informuar për lajmin tragjik dhe nuk kanë patur qëllim të festonin në një moment kaq të rëndë për publikun. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news