spot_img
1 C
Pristina
21/01/2026

Australia merr vendimin surprizë, të rinjtë nën 16 vjeç ndalohen nga mediat sociale

Miliona fëmijë dhe adoleshentë nën moshën 16 vjeç në Australi kanë humbur qasjen në llogaritë në mediat sociale sepse ka hyrë në fuqi ndalimi i parë në botë. 

Instagram, Facebook, Threads, X, Snapchat, Kick, Twitch, TikTok, Reddit dhe YouTube janë ndër platformat të cilave u kërkohet të zbatojnë legjislacionin e ri.

Prindërit dhe fëmijët nuk do të ndëshkohen për shkeljen e ndalimit – por kompanitë përballen me gjoba deri në 49.5 milionë dollarë australianë për shkelje.

Qeveria thotë se ndalimi synon mbrojtjen e të rinjve nga përmbajtja e dëmshme, ngacmimi online, ngacmimi kibernetik dhe “algoritmet grabitqare”.

Ky është veprim i guximshëm që shumë vende tjera po e ndjekin me kujdes, por se si qeveria do ta gjykojë suksesin është e paqartë.

Kritikët kanë sugjeruar se ky veprim mund t’i izolojë adoleshentët e cenueshëm dhe t’i shtyjë fëmijët në hapësira të parregulluar të internetit. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news