spot_img
1.3 C
Pristina
21/01/2026

Myku i gojës? Katër trajtime të thjeshta që funksionojnë

Myku i gojës është një infeksion i shkaktuar nga përhapja e kërpudhave Candida albicans në mukozën e gojës.

Mund të prekë njerëzit në çdo moshë, por më të rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit.

Pavarësisht se trajtimi me ilaçe antifungale është i domosdoshëm në raste të rënda, disa metoda natyrale ndihmojnë në qetësimin e simptomave dhe përshpejtimin e shërimit.

1. Sodë buke

Ka veti dezinfektuese dhe antimykotike, që ndihmojnë në neutralizimin e kërpudhave Candida albicans.

Si përdoret?

Shkrini gjysmë luge sodë buke në një gotë ujë të ngrohtë.

Bëni gargarë me këtë lëng për 2 minuta, pastaj pështyjeni.

Përsëriteni këtë proces dy herë në ditë derisa të përmirësoheni.

2. Kos natyral

Kosi natyral i pasur me probiotikë ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit të baktereve të shëndetshme në gojë, duke luftuar rritjen e kërpudhave.

Si përdoret?

Konsumoni dy porcione kos natyral në ditë gjatë simptomave të para.

Sigurohuni që kosi të jetë pa sheqer, pasi sheqeri mund të ushqejë mykun.

3. Lëng limoni

Lëngu i limonit ka efekt antiseptik dhe antimykotik, që ndihmon në luftimin e infeksionit.

Si përdoret?

Përzieni lëng limoni me ujë të ngrohtë dhe bëni shpëlarje tre herë në ditë. Mund të përgatisni edhe një çaj me lëng limoni, të cilin ta konsumoni bosh për rezultat më të mirë.

4. Shafran Indie (kurkuma)

Shafrani i Indisë përmban kurkuminë, një substancë me efekt antimykotik kundër llojeve të ndryshme të Candida.

Si përdoret?

Ngrohni pak ujë derisa të fillojë të ziejë.

Shtoni gjysmë luge kafeje kurkuma.

Opsionale: shtoni pak piper të zi për përthithjen më të mirë të kurkuminë. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news