Ngjarje e papritur live, zogu godet gazetarën në Auckland

Një moment i pazakontë dhe i frikshëm u kap nga kamerat në Auckland, Zelandë e Re, kur një zog goditi papritur në fytyrë një gazetarë gjatë një raportimi live.

Ngjarja ndodhi ndërsa Jessica Tyson, 32 vjeç, po xhironte një kronikë në qendër të qytetit, në mes të erërave të forta, shkruan nzoom.biz.

Në videon e publikuar nga vetë gazetarja, Tyson shfaqet me një bluzë rozë dhe fund të zi, ndërsa era i tund flokët.

Papritmas, një pulëbardhë fluturon me shpejtësi dhe e godet direkt në fytyrë, duke e lënë të shtangur nga goditja.

Tyson postoi një foto në rrjetet sociale, ku shihej një prerje e dukshme mbi vetull.

Videoja e saj u bë virale, duke arritur mbi 105,000 shikime dhe 4,000 pëlqime, ndërsa shumë ndjekës shprehën habinë dhe shqetësimin për gjendjen e saj. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news