spot_img
5.1 C
Pristina
16/01/2026

Cilat vende po e përdorin inteligjencën artificiale më shumë?

Përvetësimi i inteligjencës artificiale ka qenë në rritje në nivel global, por të dhënat e reja tregojnë se disa vende e tejkalojnë ndjeshëm, ndërsa hendeku midis vendeve të përparuara dhe atyre në zhvillim po zgjerohet.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Singapori dallohen, me mbi 60 për qind të popullsisë që përdor ndonjë mjet të inteligjencës gjeneruese gjatë vitit të kaluar, sipas një raporti të fundit nga Microsoft, i cili vlerëson përhapjen e inteligjencës artificiale në të gjithë botën.

Të dy vendet po ashtu po rrisin numrin e qendrave të të dhënave, pavarësisht temperaturave të larta që e bëjnë funksionimin e tyre më sfidues, raporton theeconomist.

Në kontrast, në Amerikën Jugore dhe Qendrore, 14 nga 24 vendet kanë norma adoptimi nën 20 për qind, përfshirë Meksikën, Venezuelën dhe Brazilin.

Pjesa më e madhe e përdorimit të inteligjencës artificiale në rajon vjen nga agjencitë qeveritare, ndërsa kompanitë private mbeten pas për shkak të kostove të larta dhe mungesës së aftësive teknike.

Koreja e Jugut renditet e 18-ta për përdorimin e inteligjencës artificiale, ajo regjistroi rritjen më të madhe vitin e kaluar, kryesisht falë përdorimit në rritje në vendin e punës.

Shkalla e përhapjes në vend u rrit nga gati 26 për qind në gjysmën e parë të vitit 2025 në 30 për qind deri në fund të vitit. I inkurajuar nga ky ritëm i shpejtë, OpenAI hapi një zyrë në Seul në shtator.

Deri në fund të 2025, ChatGPT u bë aplikacioni më i popullarizuar për telefonat inteligjentë në vend. India, Filipinet dhe Malajzia, panë rritje të lehta në përdorimin e inteligjencës artificiale, me mjete si ChatGPT dhe Gemini ndër më të përdorurat.

Përvetësimi i përgjithshëm i inteligjencës artificiale në vendet aziatike dhe afrikane mbetet ende pas homologëve të tyre në Perëndim. Pavarësisht dominimit të ChatGPT, DeepSeek ka arritur të përfitojë nga tregjet ku mjetet e bazuara në SHBA mund të jenë të kufizuara.

Ai ka siguruar pjesë të konsiderueshme të tregut në vende të ndryshme, përfshirë tregu vendas në Kinë (89 për qind), dhe Bjellorusinë (56 për qind), Rusinë (43 për qind), Kubën (49 për qind) dhe disa vende afrikane, ku përvetësimi i përgjithshëm i inteligjencës artificiale mbetet i ulët. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news