Banoret e Big Brother VIP Albania 5, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, janë përfshirë në një debat të ashpër, i cili kaloi edhe në ofendime personale.
Debati nisi kur Brikena iu drejtua Inës me fjalët: “Çfarë nuk bën për një copë famë”, duke aluduar në motivet e saj për të qëndruar në shtëpi, shkruan nzoom.biz.
Përgjigjja e Inës nuk vonoi: “Ti mendon se këtu kam ardhur për famë. Mendon se më mungon. Ti për çfarë ke ardhur apo për të gjetur ndonjë sponsor për të të paguar Miss-in”, tha ajo, duke kthyer akuzën.
Brikena, nuk u lëkund: “Nuk më nxjer nga vetja se nuk më djegin fjalët e tua”, u shpreh ajo mes të tjerash, duke theksuar se nuk e preku kritika e Inës.
Gjatë debatit, konkurrentet përmendën edhe gjëra që kanë ndodhur jashtë shtëpisë dhe si ato kanë ndikuar në marrëdhëniet brenda saj. /nzoom.biz/

