Astma është një sëmundje kronike që prekë individë të të gjitha moshave.
Ajo mund të kontrollohet me trajtimin e duhur dhe kur nuk mund të kontrollohet, kufizon seriozisht aktivitetet e përditshme, njofton nzoom.biz.
Është një sëmundje që manifestohet me ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes dhe vjen me sulme. Pacienti është normal me përjashtim të sulmeve.
Në astmë, ka një inflamacion jo mikrobial në rrugët e frymëmarrjes, në artikun e mëposhtëm do t’ju informojmë për simptomat më bazike që i hasin personat e prekur nga astma.
Ato përfshijnë:
Marrje fryme me vështirësi;
Kollitje;
Gulçim;
Shtrëngimi në gjoks.
E dimë të gjithë se kontrolli i astmës kërkon kujdes dhe ndjekje të rregullt të trajtimit, por është e rëndësishme të shmangni faktorët që shkaktojnë simptomat e saj.
Mos harroni se veprimi i shpejtë përkeqësimi ndihmon në parandalimin e krizave dhe me kujdesin e duhur, personat me astmë mund të jetojnë një jetë aktive. /nzoom.biz/

