Po mbani syze? Këto gjëra duhet t’i dini

Përdorimi i syzeve me dioptri është i nevojshëm në rast se keni probleme me të parit.

Personat që mbajnë syze rekomandohen që t’i mbajnë vazhdimisht, që të mbrohen sytë dhe të mos rritet shkalla e dioptrisë.

Roboti virtual, ChatGPT, i ka dhënë disa rekomandime për njerëzit që mbajnë syze. Në mesin e tyre është padyshim kujdesi.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Personat me dioptri rekomandohen që t’i kontrollojnë me rregull sytë te oftamologu, që të përcillet gjendja dhe të identifikohen ndryshimet. Preferohet që syzet të pastrohen vazhdimisht, që pamje të jetë më e qartë dhe më e kthjellët, pasi “mbushen” me papastërti gjatë aktivitetit ditor.

ChatGPT rekomandon që syzet t’i zgjidhni me mbrojtës kundër rrezeve të forta të diellit apo ekraneve digjitale, në mënyrë që syri të mos dëmtohet.

Preferohet që bartësi i syzeve të lyejë fytyrën me produkte mbrojtëse, pasi kontakti me kornizat e syzeve shkakton irritim në lëkurë. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news