Legjenda e Juventusit Pavel Nedved e ka vlerësuar Kosovën si një test i mirë për Republikën Çeke para Kampionatit Botëror 2026.
Për dallim nga “Dardanët” që fatkeqësisht nuk arritën të kualifikohen për Botëror, Çekia e siguroi “biletën” duke e mposhtur Danimarkën në penallti, shkruan nzoom.biz.
Kosova do të jetë mysafir i Çekisë më 31 maj e Nedved, që ka rolin e menaxherit në Federatën Çeke e ka vlerësuar si test të mirë para Botërorit.
“Mezi presim të kthehemi në ‘Letna’, ku e fituam finalen e play-offit ndaj Danimarkës në mars, falë përkrahjes së madhe nga tifozët tanë”. Ne besojmë fuqishëm që një atmosferë e shkëlqyer do të jetë në stadium edhe për ndeshjen ndaj Kosovës, që është e fundit para udhëtimit për në Kupën e Botës. E shohim ndeshjen si një test të mirë dhe mundësi që t’u themi tifozëve mirupafshim para udhëtimit për në Kupën e Botës”, deklaroi ai.
Përpos Çekisë – Kosova më 7 qershor do ta presë Andorrën në Prishtinë, si miqësorja e dytë dhe e fundit e këtij muaji.
Kosova do ta nisë ciklin kualifikues për Ligën B të Ligës së Kombeve në muajin shtator, ku ndodhemi në grup me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën. /nzoom.biz/

