n’ZOOM me Albina Zeneli pothuajse në secilën episodë ju sjell materiale të ndryshme nga Shqipëria.
Këtë herë po ju njohim me një biznes familjar që mban emrin “N’DET”, shkruan nzoom.biz.
Themeluesi i këtij restauranti kaq unik që gjendet në Shëngjin dha një rrëfim ekskluziv në lidhje me misionin dhe vizionin e biznesit familjar duke përmendur përparësitë.
“N’DET” i është shtuar Shëngjinit duke kombinuar pamjen e bukur të detit dhe ushqimin tejet të shijshëm.
Aty ku deti takohet me relaksin, kaloni momente të mira me njerëzit tuaj të zemrës.
Tash e 1 vit ky restaurant është bërë një ndër destinacionet më të frekuentuara për të gjitha moshat.
Ky ambient ofron një përvojë që do ta mbani gjatë në mend, kuzhinë e freskët mesdhetare, produkte të detit të përzgjedhura dhe shije autentike që e karakterizon Shëngjinin.
Për më shumë detaje shikoni këto fotografi e binduni ju vetë që të bëni rezervimin. /nzoom.biz/

