Këto ushqime mund t’ju prishin ditën që në mëngjes!

Ekspertët e të ushqyerit paralajmërojnë se mënyra si e fillojmë ditën dhe ushqimet që konsumojmë me stomak bosh mund të kenë ndikim në tretje, nivelet e energjisë dhe shëndetin e përgjithshëm.

Disa ushqime mund të shkaktojnë shqetësime në organizëm kur konsumohen menjëherë pas zgjimit, pasi mund të rrisin aciditetin e stomakut, të ndikojnë në sheqerin në gjak ose të ngarkojnë sistemin tretës, shkruan nzoom.biz.

Të gjithë kemi përjetuar situata kur zgjohemi me uri dhe konsumojmë gjënë e parë që na del para, por ekspertët theksojnë se kjo nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë, veçanërisht kur stomaku është bosh.

Fruta agrume

Portokallet, limonët, grejpfruti dhe frutat e tjera agrume janë të pasura me vitaminë C, por për shkak të aciditetit të tyre të lartë, mund të shkaktojnë urth dhe acarim të stomakut, veçanërisht tek personat me sistem tretës të ndjeshëm. Konsumimi i tyre me stomak bosh mund të çojë edhe në ndjesi djegieje ose të përziera.

Ëmbëlsira

Ushqimet e ëmbla si petullat, pastat ose çokollata me stomak bosh ngarkon pankreasin. Marrja e shpejtë e sheqerit shkakton rritje të insulinës, e ndjekur nga rënie e shpejtë, duke sjellë lodhje dhe mungesë energjie.

Ushqim pikant

Irritojnë mukozën e shkaktojnë dhimbje barku, urth ose ndjesi djegieje, ndaj nuk rekomandohen si vakti i parë i ditës.

Perime të papërpunuara

Edhe pse kastravecat, specat apo sallatat jeshile konsiderohen të shëndetshme, ato nuk janë ideale me stomak bosh. Ato përmbajnë fibra dhe aminoacide që mund të jenë të vështira për t’u tretur pa ushqim tjetër në stomak.

Banane

Janë zgjedhje e shpejtë për mëngjes, por ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i tyre me stomak bosh rrit nivelet e magnezit në gjak. Kjo, mund të krijojë një çekuilibër që me kalimin e kohës mund të ndikojë në sistemin kardiovaskular, pasi zemra ka nevojë për një mjedis të qëndrueshëm për funksionim optimal. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news