Cristiano Ronaldo dhe Georgina martohen këtë të shtunë, zbulohen detajet

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez më në fund do të martohen.

Dasma do të zhvillohet në Portugali në fund të kësaj jave dhe Cristiano foli për herë të parë publikisht për martesën vjeshtën e kaluar, shkruan nzoom.biz.

Në një intervistë me Piers Morgan, ylli portugez tha se ai dhe Georgina do të martoheshin pas Kupës së Botës 2026.

Në të njëjtën kohë, shprehu shpresën se do ta festonin martesën së bashku me triumfin në Botëror.

“Shpresoj ta festojmë martesën me trofeun e Kupës së Botës. Georgina është gruaja e jetës sime. Ajo që kam kërkuar gjithmonë”.

Thashethemet e para për dasmën u shfaqën në fund të korrikut. Mediat portugeze raportuan se ceremonia do të mbahej më 1 gusht në pronën Quinta da Regaleira në Sintra, pranë Lisbonës.

Madje, moderatorët e emisionit V+Fama pretenduan se kishin marrë ftesa dhe i shfaqën ato gjatë transmetimit.

Megjithatë, ky informacion u përgënjeshtrua shpejt. Sipas The Sun, dasma do të mbahet të shtunën, më 8 gusht, në ishullin Madeira, vendlindjen e Ronaldos.

Në Madeira ndodhet aeroporti ndërkombëtar që mban emrin e tij, një muze dhe një hotel kushtuar futbollistit.

Të ftuarit nuk do të akomodohen në hotelin e Ronaldos, por në hotelin luksoz Savoy Palace në Funchal, ku çmimet e dhomave aktualisht nisin nga 500 euro nata.

Në orën 15:00 sipas kohës portugeze është planifikuar ceremonia fetare në Katedralen e Funchal-it, kisha më e vjetër e ishullit.

Më pas festa do të vazhdojë në ambientet e hotelit, ku sipas The Sun, dy kate dhe disa restorante do të mbyllen ekskluzivisht për dasmën.

Cristiano dhe Georgina kanë lënë të kuptohet prej kohësh se dasma po afrohej.

Gjatë pushimeve në Mallorca, të dy u panë me unaza të mëdha diamanti në gishtin e unazës.

Të ftuarit:

Pyetja më interesante është se kush do marrë pjesë në këtë dasmë luksoze. Deri tani gjithçka mbetet në nivel thashethemesh, The Mirror, Globo dhe disa faqe të njohura të fansave të Ronaldos kanë publikuar lista me emrat që përmenden.

Futbollistë:

Kylian Mbappe

Vinicius Junior

Rio Ferdinand

Artistë:

Drake

Travis Scott

Rihanna

Jennifer Lopez

Aktorë dhe personazhe të njohur:

Vin Diesel

Ester Exposito

Piers Morgan

IShowSpeed

Shumë tifozë ëndërrojnë të shohin edhe Lionel Messin, por mediat më serioze se përmendin emrin në listën e të ftuarve.

Gazetari nigerian Esegbona Luis pretendon se Messi dhe bashkëshortja e tij Antonela kanë marrë ftesë, me iniciativën e Georginës, e cila thuhet se ka marrëdhënie miqësore me Antonelën.

Historia e dashurisë së Cristiano dhe Georginës

Ata u njohën më 2016 në një butik Gucci në Madrid, ku Georgina punonte si shitëse, më vonë dolën për darkë dhe lidhja e tyre filloi të forcohej. Më 2017, Georgina u shfaq për herë të parë me Ronaldon gjatë ceremonisë së çmimeve ‘FIFA The Best’.

Që atëherë e ka shoqëruar në pothuajse çdo event të rëndësishëm. Në fund të vitit 2017 çifti u bë me një vajzë dhe nisën menjëherë spekulimet për martesë. Më 2022 ata përjetuan një tragjedi të madhe. Georgina ishte shtatzënë me binjakë, por djali humbi jetën pak pas lindjes, ndërsa vajza, Bella Esmeralda, mbijetoi.

Një vit më vonë u përhapën zëra për një krizë në marrëdhënien e tyre, por të dy i mohuan menjëherë. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news