Laurent Krasniqi ndahet nga jeta në moshë të re, reagojnë me dhimbje ish-kolegët e BBVK-së

Bota e showbiz-it u trondit nga vdekja e parakohshme e TikTokerit të njohur dhe ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi.

Ai ndërroi jetë të mërkurën, si pasojë e një aksidenti me motor në Prishtinë, shkruan nzoom.biz.

Sipas njoftimit zyrtar, TikTokeri ishte dërguar në Klinikën Emergjente nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë, pa shenja jete.

Ky lajm ka tronditur miqtë dhe kolegët e tij, veçanërisht ata që e njohën gjatë pjesëmarrjes së tij në ‘BBVK’.

Reagimet e tyre kanë qenë të shumta, ku kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, emra si Blero, Xheneta Fetahu, Xhuli, Londrim Mekaj, Edi Kuçi e shumë të tjerë kanë shprehur homazhet e tyre për Laurentin.

Reagimet nuk kanë munguar as nga miqtë e tij të afërt, Egzon Sahiti dhe Fitim Sylejmani.

Laurenti ishte banor, ku kishte hyrë në garë së bashku me Fitim Sylejmanin. Ai arriti të fitonte simpatinë e publikut dhe të bëhej një nga personazhet më të pëlqyera të edicionit, ndërsa ishte i njohur për humorin e tij të pashembullt.

Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe e ndoqën gjatë rrugëtimit të tij publik. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news