Klodian Duro do të bëhet trajneri i ri i Besëlidhjes.
Burimet për “Newsport.al” raportojnë se dakordësia mes palëve është gjetur dhe Duro do të zëvendësojë në këtë detyrë të larguarin Elvis Plorin, shkruan nzoom.biz.
Kujtojmë se Duro kërkoi publikisht pak kohë më parë që të merrte drejtimin e Kombëtares shqiptare, përpara se Roland Maran të zgjidhej në krye të stolit të kuqezinjve.

Sa i takon Plorit, largimi i tij erdhi për shkak të mungesës së rezultateve të fundit në kampionat. Humbja e fundit përballë Korabit në shifrat 1-2, rezultoi deçiziv për fatin e 48 vjeçarit.
Duhet thënë se Besëlidhja shfaqet si një nga pretendentet për t’u ngjitur në Superiore sezonin e ardhshëm e me ardhjen e Duros, ambiciet përforcohen për një sezon sa më të suksesshëm, për të hedhur pas edhe momentin e keq në kampionat. /nzoom.biz/

