Bitcoin-i është ngritur mbi 85 mijë dollarë, duke arritur nivelin më të lartë në 8 muaj.
Kriptomonedha më e madhe tregtohej të hënën rreth 85 mijë e 700 dollarë, shkruan nzoom.biz.
Gjatë ditës, çmimi preku mbi 86 mijë dollarë, rritja ditore ishte mbi 5% ndërsa Bitcoin-i ka fituar mbi 30% që nga 19 gushti.
Sipas The Wall Street Journal, rritja u mbështet nga hyrjet e kapitalit në fondet Bitcoin ETF-së. Ndikim patën edhe zhvillimet rregullatore në Shtetet e Bashkuara.
Tregut i dha shtysë edhe mbyllja e pozicioneve të investitorëve që kishin parashikuar rënie të çmimit. Kompania Strategy njoftoi blerjen e 950 Bitcoin-ëve për 75.7 milionë dollarë. Pas kësaj blerjeje, ajo zotëron 846 mijë Bitcoinë, raporton Barron’s.
Edhe aksionet e kompanive të lidhura me kriptovalutat shënuan rritje. Coinbase dhe Robinhood u ngritën me mbi 5 për qind para hapjes së tregut.
Megjithatë, Bitcoin-i mbetet nën nivelin prej mbi 97 mijë dollarësh, të regjistruar në janar të këtij viti. /nzoom.biz/

