spot_img
9.2 C
Pristina
15/10/2024

E dashura e Martinajt?! Kjo është modelja që do futet në shtëpi të ndajë Luin&Kiarën

Një modele pritet të futet në shtëpinë e Big Brother.

Ajo është Eva Pasha dhe duket se do të trazojë ujërat mes Kiarës dhe Luizit pasi ka shprehur publikisht pëlqimin për djalin shkodran, njofton nzoom.biz.

Bukuroshja brune është një nga modelet më të përfolura kohët e fundit për shkak edhe të zërave se ka qenë në lidhje me Vis Martinajn, personazhi i famshëm i botës së krimit që u shndërrua në një “histori big brother-i”, pak muaj më parë.

Në ditëlindjen e Ervis Martinaj, fotoja ku puthej në buzë me bukuroshen u shpërnda në rrjetet sociale e mori reagime te shumta.

Ajo që i hodhi benzinë zjarrit ishte postimi që Eva bëri më pas, ku shkruante: “Jam krimi jot i preferuar”.

Së fundmi,  ka shprehur pëlqimin për Luizin e nëse futet do të jetë “dhimbje koke” për Kiarën.

Vetë Arbana dhe produksioni e kanë pranuar që ka hyrje të reja në vijim dhe duke parë që po kthehet në monotone situata brenda shtëpisë, hyrja e modeles mund të trazojë ujërat. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news