spot_img
7.6 C
Pristina
25/04/2024

Përplasen keq vajzat në ‘BBV’, Ermiona Oltës: Ulu nëse ke b*thë

Loja e djeshme në ‘Big Brother VIP Albania’, ‘Qesh mirë kush qesh i fundit’ u fitua nga Ermiona.

Ajo ishte e vetmja që qëndroi deri në fund pa qeshur, shkruan nzoom.biz.

Por, gjatë lojës kishte edhe debate, që përfshinë Jonën dhe Oltën.

Ermiona i kërkoi aktores që të ulej, pasi nuk po e bënte për të qeshur, mirëpo u has në kundërshtimin e Oltës.

Kjo e fundit iu drejtua duke e pyetur se mos ka diçka personale me të, mirëpo Jona i bëri të ditur se nuk ka asgjë.

Ermiona vijoi duke i thënë se nuk mund ta intimidojë, siç ka bërë me banorët e tjerë.

Biseda mes vajzave:

Ermiona: Vazhdo dhe bëjë meqë je kaq burrneshë si gjithmonë. Unë nuk jam, jam femër.

Olta: E ke marrë personale me mua?

Ermiona: Jo nuk e kam marrë, e kam marrë se nuk më bën për të qeshur. Olta ulu dhe vazhdo lojën, boll me llafollogjirat e tua, se janë teatro kukullash. Ej, strategjitë e lojës i bëj si të më ketë qefi mua, Olta, nuk ke ardhur ti të më tregosh mua se si të bëj lojën time. Kështu që ulu nëse ke b*thë. Nuk më ka intimiduar njeri mua. Jam Ermiona Lekbello unë. Unë po të dua ta heq lojën. Po i rre menja shumë, se e kam kaluar duke qeshur. Vazhdo lojën e ndershme. Ulu dhe bëj lojën e ndershme.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news