Interesimi për të parë ndeshjen Shqipëri – Çeki ka qenë shumë i madh.
Shqipëria përballët me Çekinë në “Air Albania” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Gazetari, Arlind Sadiku në një lidhje direkte në T7 tregoi se si një çift i bleu dy bileta në tregun e zi për 500 euro.
Gjithashtu, 20 mijë tifozë po e ndjekin ndeshjen në shesh.
Shqipëria është shumë afër kualifikimit në Euro 2024 dhe nëse mposht Çekin i duhen vetëm edhe dy pikë për të siguruar pjesëmarrjen në Gjermani.
Skuadra e Sylvihnos është në vendin e parë në Grupin E me 10 pikë, kurse Çekia është në vendin e dytë me tetë sosh.