spot_img
0.5 C
Pristina
21/11/2024

Futbollistin e njohur e mbysin me gjashtë plumba gjatë ndeshjes

Lajme tragjike për botën e futbollit vijnë nga Meksika, ku një futbollist u vra brenda në stadium.

Ditën e djeshme, futbollisti 31-vjeçar, Sergio Alberto Jauregui, i cili luante në klubin amator Aroseros de Cuautla, u vra me gjashtë plumba gjatë një ndeshjeje në stadiumin Santa Ynez në qytetin e Cuautla.

Sipas dëshmitarëve, një person i armatosur, i cili lëvizte me motoçikletë, ka hyrë në stadium dhe ka qëlluar duke plagosur për vdekje 31-vjeçarin, i cili në atë moment ndodhej në stolin e zëvendësuesve, dhe më pas është larguar.

LAJMET E FUNDIT
Related news