Mbrëmë u zhvillua finalja e edicionit të tretë të ‘BBVA’.
Ishte Meriton Mjekiqi, banori nga Kosova ai i cili mori vendin e pestë, shkruan nzoom.biz.
Por, diçka e papritur ndodhi në Prime, konkurrenti Mjekiqi lëshoi sallën bashkë me Ilnisën, partneren e tij.
Njëjtë veproi edhe Romeo Veshaj, i cili doli edhe më dobët se i vëllai, duke u ranguar i treti.
Ai ka lëshuar sallën duke mos qenë prezent deri në fund të programit, konkretisht momentin kulminant të shpalljes së fitueses.
Por, njëjtë nuk ka vepruar partnerja e tij Heidi, që ka respektuar programin deri në fund duke mos e ndjekur nga pas si Ilnisa. Madje Heidi shihet teksa duartroket fituesen. /nzoom.biz/